Tiranë: Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për pengmarrjen e një personi NULL NULL 12.02.2025 11:17 12.02.2025 11:17 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një 40-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen e një personi në korrik të vitit të kaluar. Sipas policisë, 40 vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, e morën peng 35 vjeçarit, dhe e kanosën atë. “Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët”./abcnews.al