Interi sonte e pret Fiorentinën, ndeshja transmetohet në Sport 1 të Art Motion NULL NULL 10.02.2025 16:06 10.02.2025 16:06 Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion! Në ndeshjen e mbetur nga xhiro e 14-të, Inter u deklasua në Firencë me rezultat 3-0 nga Fiorentina. Me kundërshtarin e njejtë, kampioni aktual i Italisë, përballet sonte në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos, njofton Klankosova.tv. Dy barazimet e fundit që i mori lideri i renditjes tabelare në Serie A, Napoli (ndaj Romës dhe Udineses), e mbajnë të hapur garën në Itali, pasi nëse “Nerazzurët” fitojnë sonte, afrohen vetëm një pikë pranë ekipit të Amir Rrahmanit. Skuadra e kapitenit të Kombëtares së Kosovës, në 24 xhiro kampionale ka grumbulluar 55 pikë, duke u ndjekur nga “Zi-kaltërit” që kanë katër sosh më pak, por një ndeshje për ta zhvilluar. Inter – Fiorentina transmetohet sonte në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 20:45. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.