Zotimi i Haradinajt: Kosova do t’ia rimarrë zemrën Trumpit (VIDEO) NULL NULL 08.02.2025 20:38 08.02.2025 20:38 Me gruan dhe fëmijët në krahun e djathtë e mijëra simpatizantë prapa i dëgjoi në këmbë të dyja himnet. Kandidati për kryeministër nga koalicioni midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës dhe të tjerëve, Ramush Haradinaj, u mirëprit e brohorit nga shumë përkrahës të tij në kryeqendrën e Dukagjinit. Midis Pejës, në ditën e fundit të fushatës zgjedhorë njëmujore, ai premtoi se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e jo si qeveria aktuale që po i shpërfill ata. Kronikën e plotë e gjeni më poshtë: