Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte vazhdon ndeshja e ndërprerë “Fiorentina – Inter”

NULL NULL
06.02.2025 17:08

Ndeshja ishte ndërpre në minutën e 16-të.

Kollapsimi i futbollistit të Fiorentinës, Edoardo Bove, bëri që ballafaqimi ndaj Interit mos të vazhdonte më atë natë.

Lojtari u shtri në spital pas problemeve me zemër, kurse dueli ndërmjet dy skuadrave u shtye, njofton Klankosova.tv.

Kjo përballje e kampionatit elitar të Italisë, do të luhet pikërisht sonte, duke filluar nga ora 20:45, e që do të vazhdohet nga minuta e 17-të.

Fiorentina – Inter, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me komentim të Lirim Pecit.

Aktualisht, “Viola” zë pozitën e gjashtë në Serie A me 39 pikë, kurse me 51 sosh “Nerazzurët” renditen të dytët, një fitore larg liderit, Napolit, raporton Klankosova.tv.

Nëse “Zi-kaltërtit” e fitojnë këtë ndeshje, atëherë do të barazoheshin me ekipin e Amir Rrahmanit me nga 53 pikë.

lajme të ngjashme