Baleti i Kosovës shfaq premierën ‘Hope’ në Ditën Botërore Kundër Kancerit NULL NULL 04.02.2025 09:58 04.02.2025 09:58 Baleti Kombëtar i Kosovës sonte në Ditën Botërore Kundër Kancerit jep premierën e shfaqjes “HOPE”. Kjo shfaqje është një udhëtim emocional që trajton sfidën më të madhe të jetës – përballjen me një sëmundje të rëndë dhe luftën për të ruajtur shpresën. Duke eksploruar kufijtë e forcës njerëzore, dashurisë dhe solidaritetit, baleti na fton të ndjekim një histori që fillon në një moment të brishtë dhe të pasigurt, por që përfundon me triumfin e shpirtit njerëzor. Sipas BKK-së, “HOPE” është një shfaqje që do të ngelet në historinë artistike, pasi jep kontribut për një shtresë shumë të rëndësishme dhe shumë delikate, raporton Klankosova.tv. Premiera jepet sonte më në Atelienë e Pallatit të Rinisë, në ora 19:30.