Haradinaj takohet me gratë e Deçanit: Zëri i tyre, zëri i ardhmërisë NULL NULL 31.01.2025 12:33 31.01.2025 12:33 Ramush Haradinaj Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, mbajti sot tubim me gratë e Deçanit. E kandidati për kryeministër i koalicionit, Ramush Haradinaj, tha se këto gra janë zëri i ardhmërisë, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se gruaja e fortë e bën Kosovën Fituese. “Zëri i grave – zëri i ardhmërisë. Gruaja e fortë e bënë Kosovën Fituese. Sot në Deçan pamë forcën e grave – të vendosura për zhvillim, të përkushtuara për familje, të gatshme për fitore. Me këtë energji, suksesi është i garantuar. Faleminderit për mbështetjen e fuqishme!”, ka shkruar Haradinaj.