Hamza sot shkon në Gjakovë dhe Malishevë NULL NULL 31.01.2025 07:45 31.01.2025 07:45 Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot do të mbajë tubime me qytetarë në Gjakovë dhe Malishevë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se agjenda do të fillojë nga ora 15:00 deri në ora 18:30. Agjenda e Hamzës: Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të premten viziton kompaninë KonSoni. Vendi: Gjakovë; Koha: 15:00. Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të premten mban tubim me qytetarët e Komunës së Gjakovës. Vendi: Pallati “Asim Vokshi”; Koha: 17:00. Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza të premten mban tubim me qytetarët e Komunës së Malishevës. Vendi: Palestra Sportive “Habib Zogaj”; Koha: 18:30.