Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musmurati për kryeministrin e vitit 2025: Qejf kanë krejt, por në fund ka me qenë Bedri Hamza (VIDEO)

NULL NULL
30.01.2025 18:46
Kandidatja për deputete nga radhës e PDK-së, Besianë Musmurati.
Kandidatja për deputete nga radhës e PDK-së, Besianë Musmurati.

Kandidatja për deputete nga radhës e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se kryeministër në vitin 2025 do të jetë Bedri Hamza.

Musmurati u shpreh se të gjitha kanë qejf, por në fund kryeministër do të jetë Hamza, përcjell Klankosova.tv.

“Qejf kanë krejt, por në fund ka me qenë Bedri Hamza. Unë jam edhe në ekipin që po punojmë në fushatën e kandidatit tonë për kryeministër dhe kudo që po shkojë me të po e vërej një entuziazëm tek njerëzit për ta përkrahur dhe për ta mbështetur edhe po flas njerëz të cilët, jo veç baza tradicionale e PDK-së, por sheh njerëz kur dalim në market, sheh njerëz kur dalim në rrugë që e ndalin edhe i flasin”.

“E ndjej një energji shumë pozitive për kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, sepse e shohim modestinë e tij, e shohin afërsinë e tij, por para së gjithash e shohin edhe ekspertizën e tij”, është shprehur tutje ajo.

lajme të ngjashme