Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza: S’do të ketë vajzë apo djalë që s’do t’i realizojë ëndrrat për shkak të kufizimit financiar (VIDEO)

NULL NULL
30.01.2025 13:05
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është shprehur se çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë.

Ai u shpreh se nuk do të ketë vajzë apo djalë që s’do t’i realizojë ëndrrat për shkak të kufizimit financiar, përcjell Klankosova.tv.

“Ne e kemi prioritet tepër të lartë arsimin, arsim për të ardhmen. Unë kryeministër, iu siguroj dhe ju garantoj që vajzë apo djalë që nuk ka me mujt me i realizu ëndrrat e saj apo të tij, për shkak të kufizimit financiar, nuk ka me pasë në Kosovë”.

“Për mua, çdo para që jepet për arsim, është investimi më i duhur, nuk është shpenzim, është investimi më i duhuri. Starti është 25 milionë Fond Shtetëror për bursa çdo vit”, është shprehur Hamza.

lajme të ngjashme