Vdes zyrtarja e policisë Tevide Lipovica NULL NULL 30.01.2025 11:01 30.01.2025 11:01 Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka vekur zyrtarja policore Tevide Lipovica. Në njoftimin e lëshuar në Facebook, sindikata në fjalë shpreh ngushëllime për familjarët dhe miqtë e të ndjerës. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica. Humbja e saj është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës”. “Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv