Berisha i sigurt: Kurti nuk do të jetë më në pushtet (VIDEO) NULL NULL 29.01.2025 18:38 29.01.2025 18:38 Mysafir i edicionit të sontëm të emisionit DPT te Fidani ishte kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha. Berisha në Klan Kosova pati shumë kritika në drejtim të Qeverisë Kurti dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Ai u shpreh goxha i sigurt se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk do të jetë më në pushtet pas 9 shkurtit. “E ka humbë besimin e popullit. Dikujt iu ka dukur interesant fjalimet e tij, mirëpo ne kemi nevoja si njerëz, si Kosovë, domethënë të zhvillimit edhe të dinjitetit”, tha ai në Klan Kosova.