Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Brezovica do të ketë vëmendjen time personale”, Abdixhiku premton 80 milionë euro investime (VIDEO)

NULL NULL
28.01.2025 11:32

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se investimet në Brezovicë, janë me interes nacional.

Ai ka publikuar një video nga Brezovica me ç’rast ka bërë publik edhe planin e LDK-së për investime.

“Teleferik të rinj, gondola, shtigje të reja për skijim ditën e natën, qendra hotelierike e komerciale me brende botërore, mirëmbajtje moderne – këto janë qëllimet tona! Brezovica do të ketë vëmendjen time personale si Kryeministër, që punët të nisin e përfundojnë në kohë rekord!”

“Ambicia jonë na dallon. Vizioni ynë është unik. Kosova ka një të ardhme të bukur përpara, prandaj ndryshimi e dalja nga moçali i pështymave e urrejtjes është domosdoshmëri!Brezovica do të bëhet!”

“Ne kemi paraparë investime vetëm nga niveli qendror në vlerë prej 80 milionë eurove që në fillim”, tha ai.

lajme të ngjashme