Vetëvendosje dërgon në Skenderaj aktivivistë nga Mitrovica e Obiliqi NULL NULL 27.01.2025 23:53 27.01.2025 23:53 E pak para se të mbahej tubimi në Drenas, VV-ja qe në Skenderaj. Atje nuk është se u pritën fort mirë, madje u krenuan për pjesëmarrje të madhe të drenicakëve atje. Por, del se jo krejt kush qe prezent ishte nga Skënderaji. Si duket, Vetëvendosje në këtë tubim mblodhi edhe qytetarë nga vendet e tjera të Kosovës. Këtë e kuptojmë më së miri nga videoja që vetë një qytetar e ka publikuar, ku dëgjohet duke thënë se janë disa nga Mitrovica, e disa nga Obiliqi.