Drejtori i Policisë në Pejë pret në takim lamtumirës, komandant Roccon NULL NULL 20.01.2025 11:38 20.01.2025 11:38 Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Shaban Shala ka pritur sot në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, Komanda Perëndimore, Mundo Rocco. Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Shaban Shala ka pritur sot në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, Komanda Perëndimore, Mundo Rocco. Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Pejë, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë, transmeton Klankosova.tv. Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.