Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar NULL NULL 19.01.2025 16:24 19.01.2025 16:24 Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Transiti i ri”. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura, njofton Klankosova.tv Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit. “Kemi pranuar informacionet për një aksident rreth orës 13:30, ky dy automjete janë të përfshira, deri me tani tre persona janë lënduar edhe kanë kërkuar ndihëm mjekësore, aksidenti ka ndodhur në qytet në vendin e quajtur transiti i ri”, tha Bytyqi për Klankosova.tv