Haradinaj: Do të jem zëri i fuqishëm i bashkëluftëtarëve që ndodhen në Hagë dhe i kategorive të lirisë NULL NULL 18.01.2025 14:06 18.01.2025 14:06 Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka takuar veteranë të luftës të cilët sot po e mbajnë kuvendin zgjedhor për udhëheqësin e ri të OVL-së së UÇK-së. Haradinaj tha se gjatë bashkëbisedimit me figura emblematike të kohës së luftës, tema kryesore ishte gjykimi i padrejtë i krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve. “Mandatin e ardhshëm, top prioritet personal i imi do të jetë zgjidhja e këtyre dy temave. Kur ka vullnet, gjithçka është e mundshme, e vullneti s’do të mungojë aty ku duhet”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv. Ai u uroi suksese të zgjedhurve sot në krye të OVL-së së UÇK-së, teksa tha se “përkrahja s’do t’ju mungojë”.