Minus 20 mijë euro dënim, Vullneti i pakënaqur me ‘Vëllain e Madh’: Zarfi duhej të ishte pink NULL NULL 17.01.2025 23:07 17.01.2025 23:07 Minus 20 mijë euro nga çmimi i madh është dënimi i Vëllait të Madh për thyrje të rregullave nga Driloni, Xheneta, Xuxi dhe Leo, për cilido që e fiton këtë realityshou. E, ky vendim s’po i pëlqen Vullnetit, transmeton klankosova.tv. Ai po e konsideron si vendim të padrejtë pasi, sipas tij, po nivelizohen ata që kanë thyer rregullat, me të tjerët. Vullneti tha se zarfi i zi duhej të ishte me i rëndë për rregullthyesit. Mospëlqimi i Vullnetit shkaktoi debat mes tij, banorëve tjerë dhe prezantueses Jonida Vokshit.