Zjarr në një banesë në Prishtinë NULL NULL 16.01.2025 19:30 16.01.2025 19:30 Foto ilustruese e zjarrit. Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në Prishtinë, konkretisht në lagjen Emshir. Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv kanë dhënë nga Brigada e Zjarrfikësve. Një zyrtare tha se ekipi i zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes. “Na kanë lajmëruar se një veturë është djegur, por më pas e kemi kuptuar se bëhet fjalë për banesë. Më shumë informacione nuk kam”, tha për Klankosova.tv Nuk dihet shkaku që e ka shkaktuar zjarrin. Lidhur me rastin Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar.