Futbollisti i Sampodorias: Kosova është zemra ime NULL NULL 13.01.2025 17:08 13.01.2025 17:08 Futbollisti i Sampodorias: Kosova është zemra ime Në stadiumin “Fadil Vokrri”, sot u zhvillua dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për kombëtarën A të Kosovës. Në mesin e futbollistëve të rinj të përzgjedhur është edhe Leon Zeqiraj, anëtar i skuadrës italiane Sampdoria, në kategorinë U 20. Ai u shpreh tejet i emocionuar për mundësinë që të tregojë cilësitë e tij në sy të stafit teknik të Kombëtares A. ”Jam shumë falenderues tash me ekipin e parë, jam shumë i kënaqur me Kosovën, Kosova është zemra jem edhe po du me lujt me ekipin e parë”, tha Zeqiraj. Stërvitja u drejtua nga përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve.