Rrëshqitjet e dheut vranë të paktën 10 persona në shtetin Minas Gerais të Brazilit NULL NULL 13.01.2025 13:34 13.01.2025 13:34 Pamje nga rreshqitjet e dheut ne Brazil Të paktën 10 persona kanë vdekur pasi rrëshqitjet e dheut i kanë përfshirë dy qytete në shtetin brazilian të Minas Gerais, thanë zyrtarët e shtetit. Lagjja Bethania në qytetin Ipatinga ishte më e prekura nga rrëshqitjet e dheut, të cilat u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm. Zyra e kryetarit tha se 204 mm shi ranë në Ipatinga të dielën në mëngjes. Rrëshqitjet e dheut pas shirave të rrëmbyeshëm nuk janë të rralla në sezonin e shirave, me lagjet e ndërtuara në mënyrë të pasigurt në shpatet e pjerrëta të kodrave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Kryetari i bashkisë Ipatinga, Gustavo Nunes, shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Të paktën 150 njerëz kanë mbetur të pastrehë në qytet, i cili ndodhet rreth 570 km në veri të Rio de Zhaneiros.