67 aksidente për 24 orë, 23 prej tyre me të lënduar NULL NULL 09.01.2025 11:41 09.01.2025 11:41 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku. Në raportin e policisë thuhet se 23 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 44 me dëme materiale. Policia ka shqiptuar 2 mijë e 51 tiketa trafiku, ndërsa 20 persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë në mbajtje. /Klankosova.tv