“Sports Show” festiv, Zhegrova si asnjëherë më parë hapet për karrierën dhe jetën personale (VIDEO) NULL NULL 02.01.2025 14:13 02.01.2025 14:13 Super-ylli kosovar që luan për Lillen e Ligue 1 në Francë, Edon Zhegrova, ka qenë i ftuar special i emisionit festiv “Sports Show” në Klan Kosova. Drejtori sportiv në Artmotion, njëherësh moderator i emisionit, në fillim i dhuroi Zhegrovës çmimin e Personalitetit të Vitit 2024 nga Klan Kosova. Zhegrova ditë më parë mori edhe çmimin “Fadil Vokrri” nga FFK-ja. “E falënderoj Klan Kosovën sepse më ka përkrah gjithmonë, nga fëmijëria. Çdo të riu i duhet përkrahja, e unë këtë e kam pasur nga çdo shqiptar anë e mbanë, e po ashtu edhe prej Klan Kosovës. Më vjen shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt”, deklaroi në fillim të këtij rrëfimi Zhegrova. Ndiqeni më poshtë rrëfimin e tij: