Zhduket një femër në Prishtinë NULL NULL 01.01.2025 10:25 01.01.2025 10:25 Foto ilustruese, zhdukje. Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se vajza e tij është zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Xhorxh Bush, ndërsa në raportin policor thuhet se ankuesi ka thënë se e bija e tij është larguar nga shtëpia më 28 dhjetor të vitit që shkoi. “Rasti është duke u hetuar”, tha policia, përcjell Klankosova.tv.