Burri në Gjakovë, dyshohet se në gjendje të dehur rrahu gruan dhe djalin e tij NULL NULL 28.12.2024 11:23 28.12.2024 11:23 Foto ilustruese, rrahje Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.