Goditet këmbësori nga vetura në Prishtinë NULL NULL 27.12.2024 22:13 27.12.2024 22:13 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 19:00. “Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori që aktualisht është duke marrë tretman mjekësor”. “Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv