Gara me jahte në Australi merr jetën e dy personave NULL NULL 27.12.2024 07:10 27.12.2024 07:10 Foto nga EPA: Jahte Dy persona që merrnin pjesë në garën vjetore të jahteve në Australi nga Sidnei në Hobart kanë vdekur në incidente të veçanta, sipas policisë. Të dy anëtarët e ekuipazhit vdiqën në incidente të veçanta pasi u goditën nga një bum – shtylla e madhe e ngjitur horizontalisht në fund të një vele, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Organizatorët e ngjarjes thanë se incidentet ndodhën në Flying Fish Arctos dhe Bowline.