Sekuestrohen armë të ftohta në tregun e automjeteve, intervistohen katër persona NULL NULL 22.12.2024 22:27 22.12.2024 22:27 Foto arkiv: Policia e Kosovës. Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta. Në njoftim thuhet se në në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona, përcjell Klankosova.tv. “Në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti,furnizimi,transportimi, prodhimi,këmbimi,shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse”. “Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.