Artmotion sjell spektaklin e ndeshjes Atlanta – Suprs NULL NULL 19.12.2024 17:25 19.12.2024 17:25 Artmotion sjell spektaklin e ndeshjes Atlanta - Suprs Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, vjen këtë mesnatë në kanalin Sport 1 të platformës më të madhe shqiptare, Artmotion. Ekipi nga Konferenca Lindore, Atlanta e pret skuadrën nga Konferenca Perëndimore, San Antonio Spurs, ndeshje kjo që luhet nga ora 02:00. Aktualisht, San Antonio pozicionohet në vendin e 11-të të Konferencës Perëndimore, ku nga 12 ndeshje ka 13 humbje dhe 13 fitore, ndërsa bilanc më të mirë ka Atlanta e cila në Konferencën Lindore gjendet në vendin e shtatë, ku nga 27 ndeshje ka 14 fitore dhe 13 humbje. Në pesë ndeshjet e fundit, Suprs kanë humbur tri prej tyre dhe kanë fituar dy, ndërsa Atlanta ka seri më pozitive, ku në pesë xhirot e fundit, tri i ka fituar dhe dy i ka humbur.