”Edhe politika një lloj sporti”, Xhavit Haliti me 14-sh si Cruyff, Henry e Alonso! NULL NULL 16.12.2024 22:56 16.12.2024 22:56 Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka zgjedhur një mënyrë interesante për të prezantuar numrin e tij në listën zgjedhore – numrin 14. Në një reagim të fundit, Haliti e krahasoi këtë numër me figurat legjendare të futbollit, si Johan Cruyff, Thierry Henry dhe Xabi Alonso, duke i dhënë një “aromë sportive” garës për parlamentin, transmeton klankosova.tv. ”Numri 14 është sinonim i legjendave që kanë shkruar histori në fushën e futbollit. Edhe politika është një lloj sporti” u shpreh Haliti, duke lënë të kuptohet se ai është gati për “fushën politike” për golat vendimtarë! Ai komentin e tij në facebook e shoqëroi edhe me këtë fotografi legjendare të futbollistit holandez.