Derbi i Premier Leagues, përballen rivalët e Manchesterit NULL NULL 15.12.2024 08:34 15.12.2024 08:34 Derbi i Premier Leagues, përballen rivalët e Manchesterit “Etihad Stadium” do të jetë vendi ku do të përballen dy rivalë të mëdhenj të njëri-tjetrit nga qyteti i Manchesterit. Manchester City dhe Manchester United, sot me fillim nga ora 17:30 do ta zhvillojnë ndeshjen e 195-të zyrtare. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren në këtë takim, për të shpresuar tutje në ecuri pozitive, pasi që edhe skuadra e Pep Guardiolas edhe ajo e Ruben Amorim, nuk kanë kaluar një formë të mirë kohët e fundit. Sidomos portugezi i cili mori rishtas drejtimin e ekipit të “Djajve të kuq”, do të kërkojë që ta kalojë këtë test serioz në Premier League. Aktualisht “citizens” janë në vendin e pestë me 27 pikë. Të kaltërit e Manchesterit, nga 15 takime të zhvilluara këtë edicion në ligën angleze, i kanë tetë fitore, tri barazime dhe katër humbje. Kurse, të kuq janë akoma edhe më keq në renditje. United gjenden në vendin e 13-të me 19 pikë. Nga 15 takime, i kanë pesë fitore, katër barazime e gjashtë humbje. Deri më tani këto dy skuadra i kanë 194 përballje. Manchester City, i ka 61 fitore, “Djajtë e kuq” 79-të e 54 lojë kanë përfunduar me barazim.