Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shëndeti mendor prioritet, Këshilli për Demokraci drejtuar nga presidentja Osmani me buxhet mbi këtë pikë

NULL NULL
11.12.2024 11:42

Nën drejtimin e presidentes, Vjosa Osmani, Këshilli për Demokraci ka mbajtur një takim në të cilin është trajtuar çështja e shëndetit mendor.

Me këtë rast, u bë e ditur se ky fenomen shqetësues është me rëndësi jetike ndaj nga viti i ardhshëm pritet që kjo çështje të trajtohet me prioritet edhe me buxhet special, transmeton klankosova.tv.

Presidenca ripohoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor, duke pranuar rolin e tyre të domosdoshëm në ofrimin e kujdesit, avokimit dhe ndërgjegjësimit.

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile që merren me shëndetin mendor dhe akterë të tjerë, të ndërlidhur me këtë temë.

Bashkëngjitur gjeni një pjesë të fjalimit, mbajtur gjatë takimit.

lajme të ngjashme