Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeta në kërkim të dashurive e Serena Vitales

NULL NULL
23.02.2016 17:14

Serena Vitale, studiuesja dhe kritikja e njohur italiane vjen në një rrëfim për kohët e arta të letërsisë ruse, takimet me Kunderën, Moravian, apo Havelin dhe dashuritë që takoi gjatë karrierës… për t’u ndalur te Majakovski, të cilit i ka kushtuar një libër, që shtëpia botuese “Saras” do ta sjellë së shpejti për lexuesin…

Nëse ekziston një shpirt rus që endet nëpër Europë, ky padyshim mishërohet në zemrën dhe mendjen e Serena Vitales, studiueses më të madhe të gjuhës dhe kulturës sllave.

Me një inteligjencë të rrallë dhe mendime që lëvizin aq shpejt njëri pas tjetrit, saqë gati–gati përngjajnë me lëvizjet e pafrenuara të hapave të një ushtari kozak. I kam dashuruar librat e saj, të kthjellët dhe plot shkëlqim si, “Kopsa e Pushkinit” apo tregimet për vitet e jetës së saj moskovite.

Jam i sigurt se do t’i dua edhe të tjerët pas tyre. E shkujdesur ndaj celularit dhe me një cigare të ndezur në cep të buzës, kërkon fotot e Majakovskit: “Ishte shumë i pashëm edhe kur vdiq. Ja. Shiko këtu”, – më thotë teksa më tregon fotografinë e tij. Ka muaj që merret me poetin.

E lëviz, e shikon, e studion. Qesh me të, qan me të, shikon nëpërmjet tij. Mendoj se dashuritë e vërteta janë pikërisht kështu. Pak posesive. Të bëjnë të harrosh pjesën tjetër të botës.

Sot është Majakovski, nesër Pushkini apo Mandel’Stam, apo Belyj. Copëza jete dhe rrugë të përshkruara së bashku me këto fantazma të mrekullueshme. Është shpirti rus.

Ai, ku asgjë nuk është më e vërtetë sesa imagjinata.  Ku asgjë tjetër nuk është më në qendër të asaj që ndodhet në kufi. Qesh. Prek flokët. Pres që nga çasti në çast të fillojë të më citojë ndonjë poezi. Kur befas, krejt papritur bëhet serioze.

A kanë qenë të rëndësishëm poetët në jetën tuaj?

“Në të gjitha kuptimet, ata kanë qenë më të rëndësishmit”.

Ku keni lindur?

“Jam krenare që kam lindur në Brindisi. Më pas, në moshën 12-vjeçare, kur prindërit e mi u divorcuan, ne me nënën u transferuam në Romë.  Këtu filluan dhe vitet e vështira”.

Sa të vështira?

“Shumë. Varfëri e madhe dhe për më tepër motra ime, e cila ishte e sëmurë. Jetonim në lagjen afrikane. Nga pallatet e mëdha mund të shiheshin muzgjet e fundit pasoliniane, barakat dhe imoraliteti. Më pas, në rininë e hershme fillova të dilja. Në liceun “Jul Cesari” pata një flirt me një djalosh. Mbrëmjeve shkoja shpesh në një mensë, e cila shërbente me gjysmë racione. Më pëlqente pula me speca djegës. Më pas në kinema, te Farnese. Ai që shiste akullore i ngjante shumë Dostojevskit. Por një mbrëmje, magjia mbaroi, sepse dikush nga salla bërtiti: O Gorki na bej dy akullore me krem”.

Fantastike. Një pagëzim sllav sipas të gjitha rregullave?

“Ku i dihet. Ndoshta rridhja nga një familje rusomane”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.

lajme të ngjashme