Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtyhet ndeshja Everton – Liverpool, shkak moti i keq

NULL NULL
07.12.2024 11:04
Fotografi ilustruese e lojetareve te Everton dhe Liverpool
Fotografi ilustruese e lojetareve te Everton dhe Liverpool. Foto: Arkiv

Derbi në Merseyside i së shtunës në Goodison Park është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Klubi Everton kërkon falje që ndeshja në fjalë nuk mund të zhvillohet sot, duke i falënderuar tifozët e tyre për mirëkuptimin.

“E vlerësojmë se kjo do të jetë thellësisht zhgënjyese për tifozët, siguria e tifozëve, stafit dhe lojtarëve është e një rëndësie të madhe. Informacionet në lidhje me një datë tjetër për ndeshjen do të publikohen në kohën e duhur”.

“Të gjitha biletat e blera për ndeshjen e sotit e do të mbeten të vlefshme për ndeshjen e ardhshme që do të organizohet sërish”, ka thënë klubi anglez në një deklaratë të lëshuar.

Ndërsa, Policia e Merseyside ka këshilluar njerëzit që janë duke udhëtuar të shtunën për në këtë pjesë të Britanisë së Madhe, të jenë të kujdesshëm për shkak të motit jo të mirë, shkruan SkySports, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme