Mark Zuckerberg rekomandon librin ‘’World Order’’ NULL NULL 23.02.2016 11:16 23.02.2016 11:16 Krijuesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg së fundit ka dal me një propozim ku rekomandon të tjerët për leximin e librave të ndryshëm. Zuckerberg, si një adhurues i teknologjisë tashmë ka bërë një ndryshim duke kërkuar nga adhuruesit e tij të lexojnë sa më shumë për të pasuruar trurin, përcjellë Klan Kosova. Ky i fundit ka një mision të vetëm për të lidhur njerëzit më shumë ta njohin njëri tjetrin, gjithsesi prandaj edhe ka krijuar një grup në rrjetin social Facebook, ku secili do të mund të jetë pjesë e tij për të parë se cilat libra janë të rekomanduar nga secili pjestar. ‘’A year of books’’ është grupi në të cilin juve mund të bëheni pjesë në rrjetin social Facebook, shumë thjeshtë për të parë librat të cilat rekomandon vet Mark Zuckerberg. Sipas revistës Time, librat të cilët propozohen nga Marck kryesisht kanë përmbajtje teknologjike, historike dhe në kultura të ndryshme të besimit, transmeton Klan Kosova. Ndërkaq kësaj radhe Marck Zuckerberg ka rekomanduar të lexohet libri ‘’World Order’’ nga Henry Kissinger . Në librin ”World Order”, 91 vjecari analizon mënyrat e të kuptuarit konceptin e perandorisë dhe fuqisë politike në pjesë të ndryshme të botës për shekuj me radhë dhe se ekonomia moderne globale sjellë këto personazhe shpesh në mënyra të tensionuara apo të dhunshme, përcjellë Klan Kosova.