Këto janë momentet më ikonike nga programi për 28 Nëntorin në BBVK (VIDEO) NULL NULL 29.11.2024 22:05 29.11.2024 22:05 Banorët e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova, kanë organizuar një festë të veçantë kombëtare për nder të 28 Nëntorit. Në nder të Ditës së Flamurit banorët ishin veshur me kostume tradicionale shqiptare, njofton Klankosova.tv. Poezi, valle e këngë patriotike u interpretuan në shtëpi nga banorët me plot emocion e ndjenja patriotike,. Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni programin e plotë me shumë atmosferë.