Mali i Zi, skandali – Referi godet trajnerin kosovar në ring (VIDEO) NULL NULL 24.11.2024 20:07 24.11.2024 20:07 Mali i Zi, skandali - Referi godet trajnerin kosovar në ring Ishte i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në ring. Trajneri Migjen Shala po mendonte se kickboxeri i tij, Nart Mehmeti e kishte rrahur kundërshtarin të premten në një turne në Cetinje të Malit të Zi. Mirëpo, reagimi i referit, Fexha Tërbonja ishte i paparë ndonjëherë në ring, shkruan Klankosova.tv. Ky incident po përshkruhet si mjaftë i rëndë nga kryesuesi i Federatës së Kick Box-it në Kosovë, Fatmir Makolli. Ai tha se reagimi nuk do të mungojë nga Federata, pasi neglizhenca i krijon hapësirë rasteve të tjera si këto. Ndonëse, konsideron se kickboxeri i tij ishte më mirë në meçin kundër kosovarit, trajneri, Andrej Djeloseviq e dënon sulmin e referit ndaj kolegut të tij. Në anën tjetër, nga Federata u zotuan se do ti ndjekin hapat e nevojshëm duke u nisur nga Ministria e Kulturës, Federata Evropiane e më pas edhe ajo Botërore.