Chelsea fiton në udhëtim te Leicester NULL NULL 23.11.2024 16:03 23.11.2024 16:03 3 pikë të reja për Blutë e Londrës. Chelsea arriti të triumfojë në Leicester, për t’iu afruar kreut në vetëm 6 pikë, raporton Klankosova.tv. Nicolas Jackson i dha avantazhin londinezëve, 15 minuta pasi filloi ndeshja, kurse për realizimin që determinoi fitoren, u kujdes Enzo Fernandez, një çerek ore para se të mbyllej koha e rregullt. Golin e “nderit” vendasit e shënuan në sekondat e fundit, kur Jordan Ayew e konkretizoi penalltinë. Premier Liga angleze sot në kalendar ka edhe gjashtë ndeshje, ku spikat ajo ndërmjet Arsenalit dhe Notingham Forestit, e cila nis në orën 16:00, teksa kulmon me përballjen ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit, nga ora 18:30.