Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mentaliteti i familjes së tij na ndau”, Gresa flet për ish të dashurin nga Kukësi

NULL NULL
22.11.2024 10:52

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka bërë një rrëfim të ndjerë tek Ana e Sara për ish të dashurin e saj të parë.

Ajo u tregon vajzave se për të ishte ‘vetëm ai dhe Zoti’ teksa u foli edhe se si familja e saj ishin kundër asaj lidhje.

“Unë kam qenë shumë e dashuruar me një djalë nga Kukësi ka qenë i dashuri im i parë. Sa fillova fakultetin në aktrim menjëherë e gjeta, unë jetoja në Prishtinë dhe ai vinte e rrinte nga 1 javë. Por, mentaliteti i familjes së tij ka qenë shumë ndryshe dhe kur e morën vesh familja ime se po dalë me të ishin shumë kundër – por duke u pjekë e kam parë se kishin të drejtë”, u shpreh Gresa.

“Unë nuk kam pa kurrgjë përtej atij për mu ka qenë vetëm ai dhe Zoti. Kur ka ardh puna tek ai unë kam qenë në gjendje me i dhënë të gjitha”, u shpreh Gresa.

Mes tjerash, Gresa u shpreh se pas ndarjes nga ai ishte e shkatërruar.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme