Përfshihet nga zjarri një banesë në Maliq të Shqipërisë NULL NULL 21.11.2024 19:42 21.11.2024 19:42 Pamje nga TCh. Është përfshirë nga zjarri një banesë në Maliq të Shqipërisë. Bëhet e ditur se dyshohet që shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv. 50-vjeçari, pronari i banesës jetonte i vetëm në këtë objekt, ndërkaq pritet që grupi hetimor te zbardhi shkaqet e këtij zjarri, nga i cili është përfshirë një pjesë e konsiderueshme e objektit të banimit. “Në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur ka rënë zjarri. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.