Xuxi, Arionit për Dianën: Është më e madhe se ti dhe po e qet keq para familjes (VIDEO) NULL NULL 18.11.2024 14:21 18.11.2024 14:21 Xuxi ka kritikuar ashpër Arionin për kundërshtimin e tij për dënimin që mori Diana nga loja për sfidën e Kapitenit – e që ishte të flejë me dikë nga banorët. Ai u shpreh se Arioni është duke e qitë shumë keq Dianën në lojë, por edhe para familjarëve të saj duke shtuar edhe faktin se Diana është më e madhe në moshë sesa ky i fundit. Mes tjerash, Xuxi u shpreh se në rast se nga ‘Vëllai i Madh’ do t’i kërkohej që të flejë me ndonjërën banore, do të pranonte. “Nëse ‘Vëllai i Madh’ më thotë se duhet me fjetë me ndonjërën banore, e pranoj veçse shtratin do e ndajë si dhe do të flejë me jorgan të ndarë”, u shpreh Xuxi. Kujtojmë se Arioni assesi nuk e pranoi këtë dënim për Dianën teksa edhe debatuan ashpër bashkë.