Vdes edhe i plagosuri në Klinë, numri i të vrarëve shkon në dy NULL NULL 13.11.2024 18:48 13.11.2024 18:48 Foto arkiv: Policia e Kosovës. Informacionet e fundit nga ngjarja në Klinë bëjnë me dije se ka vdekur edhe personi i plagosur, i cili po trajtohej në emergjencë. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Klan Kosovës. Ndërkaq, policia më herët konfirmoi vrasjen e personit të parë, që ndodhi pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë. “Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhej në konfirmimin e policisë.