Vdes kult shkrimtarja Harper Lee (VIDEO) NULL NULL 19.02.2016 18:56 19.02.2016 18:56 Harper Lee, autorja e librit kult To Kill a Mockingbird (Të vrasësh zogun përqeshës) ka vdekur në moshën 89 vjeçare, transmeton Klan Kosova. Në vitin 1960 ajo botoi veprën e cila u vlerësua me Çmimin Pulitzer për letërsi dhe pati sukses të madh si komercial, ashtu edhe tek kritika. Lee u lind në 1926 në Monroeville, Alabama, ku jetoi deri në fund të jetës. Ishte e heshtur dhe e rezervuar, respektohej dhe mbrohej nga qytetarët e qytezës së saj. Shumë rrallë jepte intervista. To Kill a Mockingbird është shitur në më shumë se 40 milionë ekzemplarë, është përkthyer në 40 gjuhë, ndërsa filmi i realizuar bazuar në të është nominuar për 8 Çmime Oscar, duke i fituar 3 (Gregory Peck për aktorin më të mirë, Horton Foote për skenarin më të mirë të bazuar në libër, si dhe Golitzen, Bumestad dhe Emert për drejtimin artistik). Dorëshkrimi i vazhdimit të To Kill a Mockingbird, i titulluar Go Set A Watchman (Shko vendose një rojtar), u zbulua dhe botua në vitin 2015, ndonëse në realitet ishte shkruar para To Kill a Mockingbird. To Kill a Mockingbird zhvillohet në qytezën e vogël Maycomb, në jugun e Amerikës së mposhtur nga depresioni. Zezaku Tom Robinson akuzohet pafajshëm për dhunimin e një gruaje të bardhë. Avokati Atticus Finch e mbron Robinsonin në gjyq. Histeria e nxitur nga ky rast dhe kërkimi i drejtësisë nga babai prezantohen përmes syve të Scout, vajzës gjashtëvjeçare të Finch. Vepra trajton çështjet e racës, klasës dhe ballafaqimit me jetën reale.