Vidhet një telefon në linjën 1 të urbanit, lexuesi denoncon rastin në Klan Kosova NULL NULL 10.11.2024 14:14 10.11.2024 14:14 Foto ilustruese Të shtunën rreth orës 16:30, dyshohet se në autobusët e trafikut urban 1, drejtimi Fushë-Kosovë, është vjedhur një telefon i llojit Huawei P30 pro. Ankuesi lexues i Klankosova.tv, bën të ditur se rasti është lajmëruar në polici, dhe kushdo që mund ta blejë telefonin për të cilin është raportuar i vjedhur, do cilësohet si i dyshuar dhe do i konfiskohet telefoni. Bëhet apel se nëse dikush e gjejë telefonin e llojit të tillë, ta lajmërojë në polici ose në Fushë-Kosovë.