Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismajli me Empolin në konak te Lecce e Ramadanit

NULL NULL
08.11.2024 16:40
Ylber Ramadani (Lecce) dhe Ardian Ismajli (Empoli)

Skuadra e Lecces është nikoqire e Empolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11-të në Serie A.

Në të dyja këto ekipe luajnë dy shqiptarë nga Kosova, të cilët mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.

Ylber Ramadani me Leccen nuk i kanë punët aspak mirë, pasi renditen të fundit në kampionatin italian, me 8 pikë të grumbulluara, aq sa kanë edhe Venezia dhe Monza.

Nga ana tjetër Empoli i Ardian Ismajlit zë vendin e 11-të me 14 pikë, sa ka edhe Torino një pozitë më lartë.

Ky duel fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.

Komentator, Arbon Flugaj!

lajme të ngjashme