Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenas: Arrestohet një person me probleme psiqike, dyshohet se dhunshëm e kapi për duarsh familjaren e tij

NULL NULL
03.11.2024 08:51
Foto ilustruese: Policia e Kosovës

Është arrestuar një person në Drenas, për të cilin policia thotë se vuan nga sëmundja e skizofrenisë, nën dyshimin se për një moment është bërë agresiv dhe ka kapur dhunshëm për duarsh familjaren e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia, përcjell Klankosova.tv.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

lajme të ngjashme