Llapi në fund e nxjerr një pikë kundër Niklit NULL NULL 30.10.2024 14:58 30.10.2024 14:58 Llapi në fund iu ka shmangur humbjes nga Ferronikeli ’74. Skuadra e Tahir Batatinës arriti që në fund të realizojë për 2:2. Vasilios Karagounis, e realizoi golin e epërsisë për mysafirët në fundin e pjesës së parë. Derisa skaudra nga Drenasi, e ngriti epërsinë në 0:2 përmes Hasan Hysenit në minutin e 68-të. E vendasit nuk u dorëzuan deri në fund. Llapi e ngushtoi epërsinë në 1:2 përmes Ardit Tahirit, në minutin e 81-të. Mysafirët mbetën me një futbollist më pak, pasi Hasan Hyseni e mori të kuqin në minutin e 93-të. Derisa në minutin e 96-të Ilir Blakqori, i barazoi shifrën dhe vulosi rezultatin përfundimtar, Llapi 2-2 Feronikeli ’74. Aktualisht, Llapi gjendet në vendin e gjashtë me 15-të pikë kurse Nikli në vendin e fundit me vetëm tri sosh. Ndeshja Llapi – Feronikeli ’74 u transmetua drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion.