Jean-Denys Choulet emërohet përzgjedhës i Kosovës në basketboll NULL NULL 28.10.2024 16:42 28.10.2024 16:42 Kombëtarja e Kosovës është bërë me trajner të ri duke e emëruar në këtë post, francezin Jean-Denys Choulet. “Trajneri me shumë përvojë, Jean-Denys Choulet do të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketboll”, thuhet në njoftimin e FBK-së. “Ai u emërua përzgjedhës me vendim nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe do të fillojë punën në nëntor, në përgatitjet dhe ndeshjet e Kosovës A, që do t’i kenë si mysafire ndaj Zvicrës dhe Irlandës në udhëtim (21 dhe 24 nëntor)”. “Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës”.