Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça e “shkrin” Borën e kryeqytetit, e mposht me 17 pikë epërsi

NULL NULL
26.10.2024 18:38
Lojtari i KB Trepçës, Tmushiq. Foto: Ilustruese

Trepça e ka mposhtur ekipin basketbollistik nga Prishtina, Borën me rezultat të thellë prej XX-XX në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë u takoi vendasve, të cilët e fituan atë me rezultat të ngushtë prej vetëm një pikë diferencë, 16-15.

Ndërsa, 10-minutëshi i dytë u takoi “Minatorëve”, e fituan atë me 11 pikë diferencë, duke e lejuar ekipin nga kryeqyteti të shënonte vetëm gjashtë pikë, 6-17, njofton  Klankosova.tv.

Diferenca në pikë u rrit edhe në çerekun e tretë, të cilin Trepça e fitoi me rezultat 15-22. Kurse, çereku i fundit u mbyll me rezultat të barabartë, 20-20.

Lojtari më i mirë te Bora ishte amerikan Graham, i cili shënoi 12 pikë, vodhi 12 topa dhe dhuroi një asistim, teksa te Trepça u dallua Kapiti, i cili shënoi 16 pikë, vodhi 15 topa dhe dhuroi dy asistime.

lajme të ngjashme