Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rashica e Muçi në kërkim të fitores ndaj Lyonit në Evropa Ligë

NULL NULL
24.10.2024 14:28

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi, kanë udhëtuar me ekipin e tyre drejt Francës, ku sonte Beshiktash përballet me Lyonin.

Ky ballafaqim i vlefshëm për UEFA Europa League, fillon në orën orën 21:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion.

Milot Rashica dhe Ernest Muçi, Beşiktaş J.K 

Skuadra turke ku luajnë dy shqiptarët, nuk e ka nisur mirë kampanjën e këtij edicioni në EL, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar humbje, njofton Klankosova.tv.

Fillimisht ata u “rrahën” 4-0 në Amsterdam nga Ajaxi, kurse në Stamboll i mundi Frankfurti, 1-3.

Pos këtij dueli, Art Motion transmeton të gjitha përballjet kryesore të mbrëmjes.

lajme të ngjashme