Erdogani dënon “sulmin e poshtër” dhe vlerëson forcat e sigurisë NULL NULL 23.10.2024 18:44 23.10.2024 18:44 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, 11 tetor, 2024. Foto: AP Pasditen e sotme, në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASh, është raportuar për një sulm, i cili nga institucionet atje është cilësuar si “terrorist”. Nga ky sulm raportohet të kenë mbetur të vdekur katër viktima, ndërsa edhe dy nga sulmuesit. Për rastin ka reaguar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Në të, ai i përshkruan ngjarjet e kësaj pasdite si “një sulm të ndyrë që synon mbijetesën e vendit tonë, paqen e kombit tonë dhe iniciativat tona mbrojtëse që janë simboli i idealit tonë të ‘Turqisë plotësisht të pavarur’”. Ai vlerëson forcat e sigurisë, të cilat “ndërhynë shpejt dhe neutralizuan terroristët”. “Kombi ynë duhet ta dijë se duart e ndyra që shtrihen drejt Turqisë do të thyhen patjetër; asnjë strukturë, asnjë organizatë terroriste, asnjë fokus i keq që synon sigurinë tonë nuk do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e tyre”, tha ai, raporton SkyNews. “Lufta jonë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve terroriste dhe mbështetësve të tyre do të vazhdojë me vendosmëri dhe në një mënyrë shumëdimensionale”. Ai gjithashtu thotë se do të lutet për katër të vrarët në sulm – dhe uron shërim të shpejtë për 14 të plagosurit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren 46 minuta më parë
Lajme Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin 48 minuta më parë